Rreth Nën'Harmoni
NënHarmoni është një hapësirë e dedikuar për kujdesin modern ndaj gruas, para dhe pas shtatzënisë. Ne ndërthurim ekspertizën në fizioterapi, mami dhe psikologji për të ofruar një qasje të integruar, të personalizuar dhe të bazuar në evidencë. Misioni ynë është të krijojmë një standard të ri kujdesi ku çdo grua ndihet e informuar, e mbështetur dhe e sigurt në çdo fazë të mëmësisë.
Vlerat Tona
Empati & Kujdes
Çdo grua meriton të ndihet e dëgjuar dhe e mbështetur në këtë udhëtim të veçantë.
Komunitet
Krijojmë një hapësirë bashkëpunimi dhe mbështetjeje midis nënave dhe familjeve.
Profesionalizëm
Ofrojmë shërbime të bazuara në praktikat më të mira dhe hulumtimet më të fundit.
Qasje Gjithëpërfshirëse
Mirëpresim dhe mbështesim të gjitha familjet, pavarësisht nga origjina apo situata.
Misioni Ynë
Të krijojmë një eksperiencë ku çdo grua dhe familje e përjeton mëmësinë me më shumë qartësi, besim dhe qetësi veçanërisht në momentet si ardhja e fëmijës së parë. Ne synojmë të lehtësojmë këtë tranzicion të ri, duke ndihmuar prindërit të kuptojnë ndryshimet fizike, emocionale dhe marrëdhënore që sjell kjo periudhë. Përmes kujdesit profesional dhe një ambienti të sigurt, ndihmojmë çdo n të ndihet e dëgjuar, e respektuar dhe e fuqizuar — duke krijuar një bazë të shëndetshme për të dhe familjen e saj.

